Tragjike në qiell, 30-vjeçares nuk i hapet parashuta (Fotot)

Një vajzë 30 vjeçe, Josefin Elin Sando, me kombësi suedeze, gjeti vdekjen këtë të enjte në Riva del Garda, provincë e Trento në Itali, pasi parashuta me të cilën u hodh nga lartësia nuk u hap.

E reja kishte shkuar në zonën turistike në veri të liqenit Garda, për të bërë hedhje bashkë me të shoqin nga disa shkëmbinj.

Por gjatë hedhjes parashuta e burrit u hap normalisht, ndërsa ajo e së resë, pati probleme, duke bërë që Josefin të përplaset pas shkëmbinjve dhe më tej në tokë, duke gjetur vdekjen.

Hedhja dhe mos hapja e parashutës ndodhi mëngjesin e djeshëm në malin Brento, ku është një bazë e mirë për të pasionuarit pas hedhjeve me parashutë nga lartësia, shkruan noa.al.

Trupi i së resë u rikuperua nga ndihma e shpejtë, por e reja nga Stokholm, ishte dëmtuar fatalisht.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.