Rama kërkon verifikimin e të gjithë politikanëve: Valdrini nuk është kriminel, por…!

Kryeministri Rama ka reaguar sërish për Valdrin Pjetrin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se Valdrin Pjetri nuk është kriminel. Përkundrazi shkruan Rama ka qenë një nëpunës korrekt në administratë, që në kohën e PD.

Sipas Ramës, nuk mund të bëhet kriminel një individ, për atë që ka bërë kur ishte 19 vjecc, por thotë se fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme.

Rama gjithashtu kërkon nisjen e verifikimit të vetëdeklarimeve të të gjithë politikanëve dhe dënimin  e tyre jo vetëm me përjashtim por edhe me ndjekje penale në rast të fshehjes së dënimeve të mëparshme.





Ja çfarë shkruan Rama:

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!
Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq, po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.