Në garë princesha e aktorë, ja kodra që ka futur në “sherr” miliarderët (Fotot)

Prona ka joshur shumë miliarderë dhe ka ndërruar disa duar. Dikur ka qenë e një princeshe iraniane, Tom Krui dha kapar për ta blerë, ndërsa tani ka shfaqur interes edhe Xhef Bezos, i Amazon, por çmimi i lartë i ka bërë të stepen.

“Mali”, një pronë prej 63 hektarësh, e ndodhur në kodrën më të lartë të Beverli Hills, në Kaliforni të SHBA-ve, do të nxirret në ankand për të paktën 650 milionë dollarë.

Nëse ju duket çmim i lartë, kini parasysh se ky çmim është me 35% ulje, pasi pak  më parë ishte nxjerrë në shitje për 1 miliardë.

Prona ka hapësirë më të madhe se Disneyland në Kaliforni, me plot 635.000 metra katrorë për të shfrytëzuar.

Shumë miliarderë kanë shfaqur interes, por shitja ka qenë e vështirë, edhe me këtë ulje drastike çmimi. Kompania që e ka tani, Secured Capital Parnters, ka hyrë 200 milionë dollar në borxh duke e mbajtur pronën pa shitur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.