Monika i shkon në zyrë Bashës për Valdrinin dhe Shkodrën!

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit ka sjellë një situatë të re politike të paktën për qarkun e Shkodrës. Pavarësisht vendimeve të deritanishme të opozitës, duket se një “rrufe” pritet të shpërthejë në koalicionin opozitar.

Vetëm pak minuta më parë Monika Kryemadhi, që mesa duket i ka mbyllur pushimet ka mbërritur në zyrën e Lulzim Bashës për të disktuar situatën më të fundit politike.

Nuk jepen shumë detaje rreth takimit, por ajo që dihet me saktësi janë diskutimet për Shkodrën, 13 tetorin, por edhe aksionin politik në vijimësi të opozitës, aq më tepër që tashmë edhe 13 tetori është datë e rrezikuar, sepse asnjë parti apo koalicion nuk është regjistruar në KQZ.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.