Guri prehistorik që u gjet në Fan të Mirditës do merret në ruajtje nga Muzeu Historik Kombëtar (Detajet)

Guri i gjetur rreth dy javë më parë në Fan të Mirditës, do të merret në mbrojtje dhe të vendoset në Muzeun Historik Kombëtar. Një grup specialistësh dhe përfaqësues të ministrisë së Mjedisit kanë lidhur edhe një kontratë dakortësie me banorët e zonës ku u gjet guri prehistorik.

Banorët kanë rënë dakort që guri të zhvendoset në Tiranë. “Kushtet atmosferike do të ndikonin. Guri kur është gjetur ka patur krisje” – thanë ata.

“Pasi nënshkruam një kontratë me ministrin dhe ta takonim do ti kërkojmë që fshati të shpallet tursitik dhe të vihet dorë për relievin që janë mahnitur  të gjithë. Edhe pse me breng. Eshtë një zonë fantastike, kur të shohin me sytë  e tyre duhet mbrojtur nga shtetit” – ka deklaruar Frrok Bardhi.



Ky zbulimi i rrallë, ka emocionuar së tepërmi banorët e kësaj zone, të cilët e kundërshtuan idenë e lëvizjes së gurit nga vendi ku u zbulua fillimisht por tashmë duket se gjërat janë ndryshe. Drejtori i Kulturës në Bashkinë e Mirditës, Gjergj Marku thotë se zona ku është gjetur guri mbart vlera të jashtëzakonshme historike.

Sipas tij objekti pritet të hapë një dritare të re në historinë e kësaj treve dhe me një vëzhgim të parë ai shprehet se ato mund të jenë pintograme.


Comments are closed.