Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Trafikanti shqiptar i kokainës kapet duke qëndruar me një transeksual

Një 20-vjeçar shqiptar është bërë pjesë e një episodi të çuditshëm në Rimini. Ai akuzohet se ka keqtrajtuar një italian, duke e goditur me shuplaka dhe më pas e ka detyruar të tërheqë lekë nga bankomati.

Italiani ndodhej me një transeksual në hotel dhe me persona të tjera, midis të cilëve edhe shqiptari. Ky i fundit kishte siguruar "mall" dhe kërkonte paratë nga italiani.

Shqiptari e detyroi italianin që të shkonte te bankomati dhe të tërhiqte para për "mallin". Gjatë kësaj kohe 20-vjeçari e ka keqtrajtuar duke e goditur në fytyrë.

Më pas shqiptari i ka marrë celularin italianit dhe makinën "Ford Fiesta" duke e lënë në këmbë. I riu shqiptar kishte një urdhër ndalimi, pasi akuzohej për shitje "malli", së bashku me vëllanë, një shqiptar tjetër dhe një afrikan. Të tre këta të fundit ndërkohë ndodheshin prapa hekurave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore