Rrugët u përgjakën, u qëlluan nga…/ Si ndodhi atentati ndaj shqiptarëve në Gjermani (Foto)

Një shqiptar u vra ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Wolfsburger, pas një atentati nga një makinë në lëvizje, që u ka kaluar pranë dy të rinjve.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, sipas të cilave viktima është i riu shqiptar Kiedi Pasha. Policia gjermane bën me dije dy shqiptarët mbetën fillimisht të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri, por njëri prej tyre humbi jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Nga hetimet e deritanishme, mediat gjermane raportojnë se janë dëgjuar të shtëna nga një makinë.

Një banor i zonës është shprehur për “BILD” se nuk kishte parë asnjë, por kishte dëgjuar gjashtë të shtëna.

Hetuesit siguruan prova në vendngjarje, kontrolluan rrobat e viktimës për të dhëna për detaje dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.