Meta kujton Esat Pashë Toptanin dhe dërgon mesazhin e fortë për kundërshtarët (Foto)

Së fundmi, presidenti Ilir Meta është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku përveç thirrjeve për zgjidhjen e krizës politike, tregon edhe momente nga pushimet e tij.

Ditën e sotme Meta ka publikuar një foto ku ka rikthyer në vëmendje emrin e Esat Pashë Toptanit duke thënë se historia e tij duhet lexuar në mënyrë që të mos përsëriten marrëveshje siç ai bënte në kohën e tij.





“Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten”, shkruan Meta.

Në diçiturën që ai shkruan krahas fotos duket se presidenti thumbon dhe dërgon mesazhe ndaj kundërshtarëve politik.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.