Ish-drejtori i Berishës në gjykatë: Më ktheni 1.5 mln €!

Ish-drejtorit të ALUIZNI-t në qeverinë Berisha iu sekuestruan 1.5 milionë euro në bankë, ndërsa sot Ferdinand Shehu ka kërkuar me ngulm kthimin e tyre.

Seanca gjyqësore e planifikuar për sot ka dështuar për shkak se prokuroria ndodhet me pushime. Tani beteja ligjore për heqjen e sekuestros do të zhvillohet në muajin shtator.





Ish-drejtori, Ferdinand Shehu i pranishëm në gjykatë tha se paratë e sekuestruara nuk janë të paligjshme. “Paratë e mia s’janë të paligjshme. Sekuestroja u vendos 10 ditë më parë me vendim të prokurorisë së Tiranës”, tha ish-drejtori i ALUIZNI-t.

Balkanweb





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.