“30 vjet xhungël ndërtimesh”/ Dalin fotot, ja si është transformuar “Shkëmbi i Kavajës”

Në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës vijon me ritme të larta rikualifikimi urban, pas katrahurës 30-vjeçare dhe ndërtimeve përgjatë bregdetit.

Kryeministri Rama publikoi sot disa fotografi me pamje nga punimet dhe transformimi i kësaj zone.

“Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i zë vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se: “gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke ia futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.