100 milionë dollarë fitim në ditë, ja kush është familja më e pasur (FOTO)

Familja më e pasur në botë, Walton fiton 70 mijë dollarë për çdo minutë që kalon. Kjo do të thotë se për një orë fiton 4.2 milionë dollarë, kurse të nesërmen në të njëjtën kohë do të ketë edhe 100 milionë dollarë më shumë.

Familja Walton është pronare e zinxhirit më të famshëm të dyqaneve “Walmart” dhe aktualisht ka mbi 191 miliardë dollarë pasuri.





Mediat lokale raportojnë se kjo familja ka 39 miliardë dollarë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit të kaluar.

E në mesin e më të pasurve të kësaj familje janë vëllezërit Jim dhe Rob, pasuria e të cilëve vlerësohet të jetë 48.8 miliardë dollarë, e nga pas i ndjek motra Eliss me 48 miliardë dollarë.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.