Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Xherdan Shaqiri tregon vuajtjet: Nuk kishim ngrohje, jetonim në një shtëpi të vjetër në Basel

Një ndër futbollistët më të talentuar dhe të suksesshëm shqiptarë është pa diskutim Xherdan Shaqiri. Ai është vlerësuar nga shumë skuadra të njohura dhe vlen të theksohet fakti se pagesa e tij arrin shifra marramendëse.

Megjithatë fillimet e tij dhe jeta në Kosovë nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Së fundmi ai ka treguar publikisht sakrificat që ka kaluar të cilat për hir të së vërtetës janë prekëse: “Shtëpia jonë nuk kishte nxehje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla.

Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit. Zvicra është një vend i shtrenjtë për të gjithë, por ishte shumë më i vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para tek familjarët tanë që ishin në Kosovë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore