Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vrau në 2014 në një lokal tallava, tentoi tjetër vrasje mbrëmë në Tiranë/ Si u kap shkodrani i rrezikshëm (VIDEO)

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i cili në kërkim për shkak se është dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe plagosje. Ka qenë një telefonatë në polici që ka çuar në arrestimin e 28 vjeçarit dhe që, sipas autoriteteve, ka shmangur një tjetër vrasje.

Rreth orës 20:50 është marrë njoftimi së në rrugën ?Bilal Xhaferi?, pranë liqenit artificial në kryeqytet, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Shkodër të identifikonin personin e dyshuar, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale ?Vrasje me dashje? dhe ?Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake?.

Më datë 10.05.2014, në një lolal  me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.

Pas denoncimit, policia thotë se ky është rasti më i mirë për të falënderuar edhe njëherë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin që ata po krijojnë çdo ditë e më shumë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/708467366245500/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore