Qyteza antike në shpatet e Himalajave, 12 milionë turistë çdo vit (FOTO)

Qyteza 800 vjeçare antike Lijiang në shpatet e Himalajave në jugperëndim të Kinës magjep vizitorët me cilësitë arkitektonike, bukuritë natyrore dhe atmosferën romantike.

Historia e kësaj qyteze brenda kujve të Rajonit Autonom të Tibetit në provincën Yunnan, daton deri më shekullin e 13-të. Qyteza antike me shekuj ka qenë qendra politike, tregtare dhe kulturore e rajonit, ndërsa në vitet e fundit është atraksion turistik. Shtëpitë e Lijiang kombinojnë motive nga kultura të ndryshme në strukturën e saj arkitektonike. Gati në çdo vend të kësaj qyteze me sokakë të ngushta dhe gurë të vegjël shumëngjyrëshe kalojnë lumenj të vegjël dhe të mëdha.

Qyteza gjendet në një lartësi mbidetare prej 2.500 metra dhe prandaj çdo stinë është e freskët. Gjatë gjithë viti temperatura është mes 20 dhe 25 gradë celsius. Por e veçantë është se kjo qytezëm çdo vit vizitohet nga 12 milionë njerëz. Në rajon jetojnë pakicat etnike të vendit, ndërsa përveç dinamikave arkitekturore dhe kulturore qyteza është e njohur edhe me bukuritë natyrore.



Qyteza ka një popullsi prej 140.000 njerëzish, çdo vit vizitohet nga 12 milionë turistë dhe me këtë siguron të ardhura nga turizmi prej më shumë se 4 miliardë dollarë në vit. Lijiang në vitin 2008 ishte përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.