Pas shuarjes së Xhuvanit, Rama: U deshën minuta të tëra të besoja humbjen e Gjergjit!

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetin social facebook, pas lajmit të dhimbshëm të humbjes së jetës së kineastit Gjergj Xhuvani. Madje, vetë Rama shkruan se u deshën minuta të tëra ta besonte një lajm të tillë.

Ja statusi i Ramës në facebook:

O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…



Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri.

S’kam fjalë…!


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.