Nga Olsi Rama te Damian Gjiknuri/ “Zbulohen emrat, kush janë ‘kokat’ e PS-së të përfshirë në krime“

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjeruar “listën e zezë” të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga votimet e 30 qershorit, që sipas tij, janë me të shkuar kriminale ose me lidhje aktuale me krimin.

Në një dalje për media, përveç Valdrin Pjetrit, i cili është vënë prej ditësh në qendër të akuzave të opozitës, Basha ka renditur të gjithë emrat e socialistëve që kanë marrë drejtimin e bashkive në vend. Sipas tij, ata rezultojnë me probleme me drejtësinë.



“Pjerin Ndreu në Lezhë një njeri nga lista e zezë a ambasadës amerikane për përfshirje në trafiqe, u hoq nga policia me Fatos Nanon, u rikthye deputet me Edi Ramën, u kap në dosjen 184, u kandidua për Bashkinë e Lezhës.

Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim e krimin dhe është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj me familjarë eksponentë të rëndësishëm të drogës

Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të jetë kryebashkiak.

Agim Kajmaku në Vorë është një person me dy identitete dhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Greqi.

Dionis Ymeraj në Dibër është gjithashtu njeri me të shkuar kriminale. I pushuar për korrupsion dhe nën hetim për korrupsion, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër, përfaqësues i bandës së Ymer Lalës

Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht, kur ishte deputet, për përfitimet e paligjshme në konflikt interesi për objektet me qira e me kontrata, por as nuk u përjashtua, as u dënua, por u kandidua.

Tërmet Peci në Tepelenë, Klement Ndoni, të arrestuar në flagrancë nga policia dhe të ndjekur nga prokuroria për qindra kilogramë kanais.

Për Damian Gjiknurin e kapur në korrupsion dhe në tentativë për të pastruar para në SHBA, të kapur në dosjen e 184 si koka e operacionit për shitblerjen e votave me bandën e Ymer Lalës, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë koment

Për Jurgis Cyrbjen, përfaqësuesin e bandës së Shullazit në Kuvend, Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë shkruar asnjë rresht.

Nuk ka thënë e shkruar asgjë as për Ilir Ndrazhin, përfaqësuesin politik në Kuvend të bandës së Avdylajve

As për Rrahman Rrajan, as për Taulant Yaris, as për Ulsi Manjën, Xhemal Qefaliajn, Paulin Sterkajn, të kapur dhe evidentuar në bashkëpunim me bandit për vjedhjen e votave në Dibër, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe gjithë Shqipërinë.

As për bandën e Xibrakës, bandën e fabrikës së kokainës, ku kanë dalë nga burgu autorët kryesorë. Pse kanë dalë?

Kush nuk e mban mend më Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës u shty drejt vetëvrasjes në paraburgimin e stërzgjatur për një cigare hashash, ndërkohë që krerët e bandës së kokainës u shoqëruan nga policia drejt arratisë dhe ata që u kapën tashmë janë liruar.

E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi Rama, se kështu mbron të vëllain e tij Olsin e përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë. E vërteta është se lidhja e Edi Ramës me krimin është një lidhje e përhershme”, deklaroi Basha.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.