Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Moti bën kthesën e papritur, ja sa do jenë temperaturat dhe ku priten reshje shiu

I nxehti afrikan prej disa ditësh pushtoi vendin. Temperaturat shënuan mbi 40 gradë. Por duket se situata do të ndryshojë.

Sipas IGJEUM temperaturat ditën e sotme do të pësojnë një rënie të dukshme Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celcius.

“(E mërkurë, dt.14) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë si dhe lokale të dobëta në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark) në orët e mesditës dhe pasdites.  Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 30 °C, në vendet e ulëta: 22/ 33 °C, në vendet malore: 18 / 32 °C.”, njofton IGJEUM.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore