“Larje hesapesh me duart e shtetit”, ish-ministri sulmon Ramën: Ja çfarë fshihet pas lëvizjeve të fundit

Lufta ndaj bizneseve që nuk paguajnë kuponin tatimor promovohet fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, i cili thuajse çdo ditë poston në rrjetet sociale foto hotelesh apo restorantesh që u është vënë kyçi, apo kilometra katrorë bregdet që është çliruar nga sheslgongët e bizneseve private.

Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duket skeptik për këtë aksion të qeverisë. Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai shprehet se të gjithë ata që i besojnë këtij aksioni është naiv ose militant.



Sipas Manjanit, ky është veçse një larje hesapesh me duart e shtetit e një grupi biznesesh ndaj një grupi tjetër.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.