Lajm i fundit/ PD u rikthehet protestave, e nis sot me Shkodrën

Partia Demokratike, ashtu sikurse edhe ka deklaruar do të vijojë aksionin e saj politik me protesta në të gjithë vendin. Ndonëse pati deklaruar se do të nisin në shtator, duket se zhvillimet e papritura kanë ndryshuar edhe axhendën e opozitës.

Pasditen e sotme do të ketë një protestë në rajon më të madh verior të vendit, kundër uzurpimit sipas organizatorëve të protestës të Shkodrës nga trafikantët e drogës

E gjitha kjo i referohet asaj që ka ndodhur me kryebashkiakun Valdrin Pjetri, që rezulton me një dënim në Itali, dokument i publikuar nga Partia Demokratike.

Nuk dihet ende nëse do të ketë përfaqësues të lartë nga selia qëndrore në Shkodër.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.