Izet Haxhia në gjykatë, ja kërkesa për kolegët e Fatmira Hajdarit

Ditën e sotme po zhvillohet gjyqi për Izet Haxhinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Izet Haxhia ka kërkuar që të mos gjykohet nga kolegët e gjyqtares Fatmira Hajdari, gruaja e të ndjerit Azem Hajdari. Ai kërkon përjashtimin e gjyqtarit Asim Vokshi pasi sipas tij është miku i zonjës Hajdari.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.