I dyshuar si bashkëpunëtor i Bajrave dhe vrasës me pagesë, kush është Sadetin Erkoçeviq?

Sadetin Erkoçeviq është arrestuar mbrëmë pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë. 28 vjeçari ishte në kërkim për shkak të një dënimi me 20 vite burg për vrasje dhe sipas policisë dje dyshohej se do të vriste sërish.

Në video është momenti kur Erkoçeviq dërgohet në ambientet e policisë.

Sadetin Erkoçeviq njihet edhe si bashkëpunëtor i ngushtë me bandën e Bajrave në Shkodër dhe dyshohet si vrasës me pagesë.

Më datë 10.05.2014, në një lokal me muzikë live në Shkodër, Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Indrit Hylli dhe ka plagosur Jetmir Mollën.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.