I bërë kockë e lëkurë/ Elefanti 70-vjeçar përlot botën, torturohet nga… (FOTO)

Fotografitë prekëse të një elefanti, i cili është aq i dobët, saqë i dallohen të gjitha brinjët janë shfaqur në rrjetet sociale.

Tikiiri, një elefant femër 70-vjeçar do të punojë përkrah 60 elefantëve të tjerë për Festivalin Perahera në Sri Lanka këtë vit, pavarësisht trupit të saj të dobët dhe shëndetit të keq.



Festivali 10-ditor budist përfshin kafshët e dekoruara së bashku me një mori interpretuesish duke përfshirë kërcimtarë, magjistarë dhe muzikantë.

Fotografitë e tmerrshme të Tikiirit u ndanë nga Fondacioni “Save Elephant” për të shënuar Ditën Botërore të Elefantëve.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.