Gjergj Xhuvani, jeta në filma e një kineasti

Gjergj Xhuvani një nga regjisorët më të spikatur në kinematografinë bashkëkohore shqiptare është shuar në moshën 56 vjeçare. Pinjoll i një familjeje të njohur, i biri i shkrimtarit Dhimitër Xhuvani, ai do të ishte përfaqësuesi më i mirë i një brezi të ri kineastësh, që i erdhën Shqipërisë pas rënies së skemës së kinemasë socialiste. I lindur më Tiranë më vitin 1963, ai studioi në Akademinë e Arteve në degën e Arteve Dramatike.

Nga viti 1986 deri më 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma. Më vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardh e zi”. Duke e pasur shkrimin një pasion të hershëm, ai e shkroi vetë skenarin, i cili do të shkonte shumë mirë nën muzikën e Aleksandër Vezulit. Në fokus të këtij filmi ishte një zyrtar i lartë partie dhe një mjek që punojnë në një fshat të thellë malor ku mësojnë lajmin e vdekjes  së mikut të tyre të fëmijërisë. Të dy veç e veç nisen për në varrim. Vështirësitë që ndeshin gjatë rrugës kujtimet e secilit dhe takimi mes tyre zbulojnë karakteret dhe transformimet që kanë ndodhur për shkak të psikologjisë së tyre respektivisht ajo e një karrieristi dhe ajo e një njeriu që përpiqet të jetë më human. Në role kryesor në këtë film interpretojnë Gëzim Rudi, Artan Imami,Petrit Malaj , Doris Prela dhe ajo që do të bëhej bashkëshortja e tij Luiza Xhuvani.



Dy vjet më vonë, Xhuvani vjen me një romancë sipas novelës me të njëjtin titull të Dhimitër Xhuvani, “E diela e fundit”. Në pjesën më të madhe të karrierës së tij si regjisor, Xhuvani bashkëpunoi me të atin. Në të tregohet historia e një çifti të moshuarish, të cilët gjatë një dite plot me surpriza sjellin në mendje se sa të vetmuar ndjehen. Në fund të ditës shtëpia e tyre kthehet në një burg në mes të qytetit të zhurmshëm. Në këtë film spikat interpretimi i Margarita Xhepës.

Një vit më vonë më 1993, ai realizon filmin “Një ditë nga një jetë”. Sërish në fokus është një i moshuar i cili është I tërhequr nga jeta intensive që jetonte dikur. Ai ndjen se shoqëria nuk e vlerëson më për atë që është dhe gradualisht fillon të jetojë me kujtime deri sa me dëshirën e tij ai i largohet këtij realiteti. Në këtë film interpretojnë Kadrri Roshi,Gëzim Rudi dhe Luzia Xhuvani.

Më vitin 1994 ai sjell një romancë bazuar sërish në novelën e Dhimitër Xhuvanit. “Dashuria e fundit” është filmi që tregon jetën e një prostitute. Historia e dashurisë së saj të fundit e ndihmoi të merrte kurajo e të ngriheshe kundër asaj që po eksperimentonte kundër opinionit predikimeve. Duke luftuar vetë ajo mundi të dalë nga kjo gjendje.

Më 1999 ai sjell në ekran “Funeral business”, sërish me skenar të Dhimitër Xhuvanit. Vendi është i zhytur në krizën e besimit ndaj ligjit moralit drejtësisë së shtetit. Nën këtë epidemi dhune Sana një grua e thjeshtë e cila nuk pranon këtë kod moral nuk dorëzohet kurrë së mbrojturi familjen e vet. Tenisoni ankthi tmerri vetmia. Sa forcë kanë të mposhtin një grua që beson në Zot dhe do familjen e saj.Kjo është fabula e këtij filmi.

Më 2001 ai do të realizojë filmin “Parrullat”, një nga prodhimet kinematografike shqiptare më të vlerësuara nga kritika. Nën skenarin e Ylljet Aliçkës dhe Yves Hanxer, filmi do të ngjisë në ekran një histori të komunizmit shqiptar.

”I dashur armik” është një tjetër sukses i Xhuvanit, i cili, duhet thënë se shkëlqen në temat historike. Nën skenarin e Dhimitër Xhuvanit filmi na çon në Shqipërinë e vitit 1943. Fabula është kjo: Pas dorëzimit të trupave italiane, gjermanet pushtojnë vendin. Situata behet kaotike. Harun Bonata, një tregtar matrapaz, por zemërgjere, fsheh tre te kërkuar nw qilarin e shtëpisë ku jeton me familjen: partizanin Qazim, orëndreqësin hebre nga Sarajeva Hoakin, dhe ish-ushtarin italian Giulio. Ndërkohë, Haruni është mik me oficerin gjerman Franz dhe me anëtarin e larte te Ballit Kombëtar Et’hem. Ne familjen e Harunit, veç te shoqes e te birit, bëjnë pjese edhe nënëmadhja plake, e motra shtëpiake e martuar me një burrë te pazot e te papune, dhe i vëllai intelektual i martuar me një grua austriake, qe e ka njohur gjate studimeve jashtë shtetit. Filmi flet për ndërprimin mes këtyre personazheve te ndryshme prej njeri-tjetrit, por njëkohësisht te bashkuar nga ndjenja njerëzore.

Në vitin 2008 ai realizon filmin “Lindje perëndim lindje”, ku spikat interpretimi I Ndriçim Xhepës. I vlerësuar në festival ndërkombëtare, në të tregohet historia e një personazhi. Personazhi i Ilo Zotos është një trajner çiklizmi dikur vetë kampion i çiklizmit, por tashmë ka rreth 20 vjet që ka lënë sportin dhe punon thjesht si një biçliketazhi, si shumë sportistë që me kalimin e viteve harrohen ose përfundojnë në punë të zakonshme dhe nuk kanë më atë shkëlqimin që kanë kur janë në sport.  Ai ka një dyqan, por në një moment vjen një njoftim nga shteti që një ekip çiklistësh duket që të shkojë dhe të përfaqësojë shtetin tonë jashtë vendit, në një aktivitet tur çiklistik që zhvillohet në Francë. Për të krijuar një ekip kombëtar me çiklistët më të mirë të momentit vendosin dhe për një trajner që duhet ta drejtojë këtë ekip. Atëherë ministria mendon për njeriun i cili ka qenë kampion vite më përpara që është personazhi që kam unë në film. Momenti në film është i vitit 1989-1990. Është një kohë kur ndërrohen sistemet, kur ndodhin ikjet me anije të shqiptarëve etj, pra është një kohë kur ky ekip çiklistësh del për të kryer aktivitetin mes shumë peripecive që janë të panumërta. Kërkon të kthehet tashmë në atdhe, por nuk kthehet dot sepse kufijtë janë të bllokuar. Pra ekipi i çiklistëve ikën, del jashtë dhe në momentin që duan të kthehen ata nuk munden sepse janë të bllokuar kufijtë sidomos nga krahu i portit të Durrësit, andej dhe nga ata kanë dalë për këtë tur çiklistik bashkë me trajnerin sëbashku me një autobus.

Më 2011 Xhuvani realizon një telefilm me 5 seri me titullin “Në kërkim të kujt”.

Më vitin 2017 Gjergj Xhuvani prezantoi në kinemanë e Tiranë filmin “Engjëjt janë larg”. Historia e në këtë film përqëndrohet tek lufta e Kosovës. Në mes të luftës më 1999 Mario një prift itakian refuzon të braktisë jetimët për të cilët kujdeset. Përtej Adriatikut Hana shumë tërheqëse, braktis jetën e saj si prostitutë dhe merr rrugën për në zonën e nxehtë të luftës në kërkim të vajzës së saj.

Kur Hana arrin në jetimoren e Marios ajo bëhet një nënë për fëmijët e tronditur nga lufta dhe një atraksion lind midis saj dhe njeriut të Zotit. Në role kryesore intepretojnë Teuta Krasniqi dhe Rinaldo Rocco. Filmi është bashkëprodhim i Shqipërisë, Kosovës e Italisë dhe është financuar nga Qendra Kinematografike e Shqipërisë dhe e Kosovës.Filmi zhvillohet në dy vija paralele që që mandej ndryshojnë dhe lidhen me kërcenimin, ku në fund, të gjithë protagonistet e filmit tregojnë fatin e tyre.

Puna e tij e fundit është filmi “Liqeni im”, i cili ende nuk është shfaqur në kinemanë shqiptare.

Filmi “Liqeni im” tregon historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë ‘Liqeni im’ të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo.

Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit, djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit Prespë, një lum i ndarë në tri shtete, Shqipërinë, Maqedonië dhe Greqinë. Kristo pronari i një varkë të vogël peshkimi përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon, Ismailin dhe Paskon. Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotëroj në tregtinë e drogës që po ndodh në liqen. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngritet një kurth nga Ismaili, policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi. Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson qëKristo është fajtor për vdekjen ePaskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës. Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund të u jap atyre që dinë se çfarë ti kërkojnë./Copyright Gazeta SHQIP

 

 

 





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.