E pabesueshme/ Një plazh i tërë vetëm për bagëtitë, ndodhet në Shqipëri

Plazhi i Gotullës në Adriatik të Kurbinit është lënë në mëshirë të fatit.  Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik kjo zonë nuk frekuentohet nga asnjë pushues, pasi  e gjithë sipërfaqja rënore është e tej mbushur me mbeturina , duke e kthyer atë në një landfill.

Të vetmit që shohim në këtë bregdet janë banorë të zonës, të cilët nxjerrin bagëtitë e tyre për t’i ushqyer. Përveç papastërtisë banorët shprehen se ky vend po mbahet peng edhe i një ure dhe rruge. Ata bëjnë thirrje që të merren masa pasi frekuentimi i këtij plazhi sipas tyre do të ndikonte në ekonominë e zonës.

“Këtu është alamet plazhi, asnjë nuk vë dorë, rruga mungon. 1.5 km është dhe ky plazh një rrugë do. Ky plazh është vetëm për bashkinë. Kanë qejf njerëzit të vijnë këtu, nuk kanë nga hyjnë dhe një shi i vogël të bjerë këtu është katastrofë”, tha një qytetar.

Plazhi i Gotullës është nga bregdetet me të virgjëra në vend. Ai shtrihet midis Kepit te Rodonit dhe plazhit te Patokut dhe ka një gjatësi rëre prej 6 km.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.