Doli për kafe dhe nuk u kthye kurrë, gjendet i vdekur 66-vjeçari

Një 66-vjeçar i humbur prej dy ditësh është gjetur sot i pajetë. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për të ndjerin Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës.

Viktima është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës rreth dy kilometra larg Stjarit.

Familja ishte në kërkim të Kushos prej dy ditësh, pasi 66-vjeçari kishte dalë të konsumonte një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Për herë të fundit, Kusho është parë i gjallë nga kamerat e një biznesi në Stjar. Ende nuk dihen arsyet që e kanë bërë Zeman Kushon të ndërronte jetë por një nga dyshimet janë temperaturat e larta.

Dyhsohet se moti i nxehtë mund të ketë sjellë komplikacione në shëndetin e 66 vjeçarit. Trupi i viktimës nuk kishte shenja dhune.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.