Djali i kineastit Xhuvani kërkon leje nga burgu për ceremoninë mortore të të atit

Djali i regjisorit Gjergj Xhuvani, ka kërkuar leje nga burgu, ku po vuan dënimin, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Konstandin Xhuvani po vuan dënimin në burgun Fushë-Krujës, me 35 vite burg, pasi vrau katër persona në vitin 2014. Kërkesa është depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe ende nuk ka një përgjigje zyrtare.

Ndërkohë, të kontaktuar me telefon nga Gazeta SHQIP, burime nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thonë se kërkesa është bërë pas orarit zyrtar, ndaj nuk është marrë në shqyrtim.

Nuk dihet nëse do të miratohet apo jo kjo kërkesë e djalit të kineastit, që u shua pas një sëmundjeje të rëndë.

Gjergj Xhuvani ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare këtë të mërkurë në një spital në Romë, ndërsa mendohet se ishte në Itali për xhirimet e një filmi. Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri “Liqeni im”. Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani.

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.