Çmendet Mike Tyson, shpenzon 40 mijë euro në javë për të pirë kanabis

Legjenda e boksit amerikan, Mike Tyson ka shokuar fansat në të gjithë botën me një deklaratë të bërë prej tij, ku shprehet se shpenzon “40 mijë euro në javë për të pirë kanabis”. Këtë deklaratë, Tayson e ka bërë në një komunikim në radio, ku me të qeshur i drejtohej partnerit të tij në biznes Eben Britton, se sa para shpenzonin për të pirë kanabis.

Legjenda e boksit në peshat e rënda, tashmë në moshën 53 vjeç, pretendon se shpenzon të paktën 33 mijë paund, ose rreth 40 mijë euro në javë, së bashku me partnerin e tij për të konsumuar kanabis. Tyson zotëron aktualisht një fermë të kultivimit të kanabisit në jug të Kalifornisë, e cila ka një sipërfaqe prej 40 hektarësh.

Në vitin 2016 ai krijoi kompaninë “Tyson Holistic Hoding”, e cila ka si qëllim kultivimin dhe më pas tregtimin e kanabisit në SHBA. Pas suksesit në tre vitet e para të fermës, Mike Tyson synon që të zgjerojë sipërfaqen e kanabisit në 407 hektarë.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.