Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Burgu i "të fortëve"/ Sistem i ri sigurie, tender për kamera e kompjutera

Burgu i Peqinit pritet të ketë një sistem sigurie të ri. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, i cili do të qëndrojë i hapur deri në 23 gusht.

Rreth 3 milionë lekë do të investohen në sistemin e sigurisë, që përfshin sistemin e kamerave, monitorimin virtual, sistemin kompjuterik, e jo vetëm.

Ky sistem i ri pritet të vendoset në funksion brenda 20 ditësh që nga nënshkrimi i kontratës me kandidatin fitues të tenderit, raporton Scan.

Burgu i Peqinit është një nga burgjet më të përmendura në media.

Kjo e fundit ama, jo për ?popullaritet? pozitiv, pasi protagonizmi ka qenë për shkak të skandaleve, konflikteve, sherreve, ?call center-it? brenda burgut, arrestimeve të gardianëve të përfshirë në skandale apo dhunës së ushtruar ndaj tyre.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore