“Zeni nuk më ka bërë presion”/ Për herë të parë Armina zbulon kur do bëhet nënë (Foto)

Në një intervistë për “Pushime on Top”, Armina Mevlani ka treguar për herë të parë se në të ardhmen e sheh veten me fëmijë. Armina tregoi se dëshiron të ketë shumë fëmijë pasi ajo vetë është rritur pa motër e vëlla.

“Absolutisht që e kam menduar të bëhem nënë. Unë në fakt jam e lumtur që Zeni i ka 2 fëmijë të cilët i dua jashtë mase. E di që fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla. Fëmija im do ketë shumë motra dhe vëllezër. Mua më pëlqen shumë familja e madhe.

Unë dua të kem fëmijë dhe Zeni nuk më ka bërë asnjëherë presion. Por dua të jem gati  sepse jemi të dy të zënë në udhëtime. Unë jam 28 vjeç dhe shoqet e mia kanë mentalitet tjetër dhe nuk mendojnë se duhet të bëhet fëmija patjetër. Unë dua të bëj fëmijë kur t’i dedikohem tamam, të kem kohë për fëmijën tim, jo të ma rrisin njerëz të tjerë. Jam shumë posesive kur vjen puna te familja dhe njerëzit e afërt, dua t’i jepem 100 për qind. Fëmija mund të vijë pas martesës”, u shpreh Armina.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.