Veleshnja tallet me Braçen: I kam vënë shiritat detit, s’kishte kupon tatimor! (Video)

Aktori i spektaklit “Portokalli” Rezart Veleshnja, përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale tallet me numrin dy të qeverisë Erjon Braçe. Me zërin si të Braçes, por edhe mimikën e tij, Veleshnja ironizon aksionet e informalitetit në të gjithë vendin, që kanë nisur me urdhër të Zv. Kryeministrit.

Madje, ironisë së tij në video, Veleshnja thotë se edhe detit i janë vënë shirita, sepse nuk kishte kupon tatimor!





Aktori i njohur i spektaklit të humorit, Rezeart Veleshnja është bërë shpesh protagonist të talljeve dhe imitimeve me drejtues të qeverisë, dhe sidomos me zëvendëskryeministrin Braçe.

Pak kohë më parë, Veleshnja i çoi një tjetër video-mesazh Braçes, përmes të cilit i thoshte se në Spille, ku ai po pushon më shumë sheh policë tatimorë e ata të shtetit l, sesa pushues.

Madje, Veleshnja ka lëshuar thirrjen, se është e tepërt një gjë e tillë, duke thënë se edhe pushuesit janë nën frikë e panik për çfarë po ndodh.

Ja përmbajtja e videos së Veleshnjës:

“Mirëmbrëma, sot kam ardhur këtu për të bërë plazh po siç e shikoni ka ikur dhe deti. Ka ikur edhe deti ka mbetur vetëm kjo këtu, sepse i kam vënë shiritin për kupton tatimor që se kishte paguar. Unë bashkë me flamingon time do të dalim dhe do bëjmë spektakël. Mos harroni Besos ia mbylla dy ditë. Beso ta hash gëzuar tani Taivanin,” – thotë Veleshnja.

©Copyright Gazeta SHQIP





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.