‘Uroj të mos jetë e vërtetë’, ‘kërcënimi’ me postë i Trump për kryeministrin kanadez (Foto)

Gazetës britanike “Independent” ka publikuar një episod mes Donald Trump dhe kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, jo aq e zakonshëm mes dy liderëve botërorë.

Raportohet se Trump ka grisur një foto të revistës “Bloomberg” të majit 2017, ku paraqitej një imazh i Trudeau me një titull ku lexohej “AntiTrump”. Trump ka shkruar një shënim të shkurtër për kryeministrin kanadez, ia ka dërguar atij me postë.

Në ballinën e grisur, Trump raportohet se ka shkruar një shënim: “Ke dalë bukur! Uroj të mos jetë e vërtetë!”.



Ambasadori kanadez e konsideroi shënimin aq të çuditshëm, sa mendoi se ishte një marrëzi, por më pas telefonoi zyrtarët amerikanë, të cilët konfirmuan se shënimi ishte i vërtetë.

Megjithëse disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë raportohet se e konsideruan shënimin si të papërshtatshëm, Këshilli i Sigurisë Kombëtare vendosi përfundimisht që ai ishte bërë në humor të mirë dhe do të konsiderohej nga Otava si një kontakt miqësor.

Ndërsa thuhet se në një shkëmbim zyrtar dokumentesh, teksa kryeministri kanadez i ktheu përhgjije Trump, raportohet se përfshiu edhe një emoji me fytyrë buzëqeshjeje.







Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.