Transeksualja që mori pjesë në Big Brother gjendet e varur me litar (Fotot)

Gjendet e vdekur Miriam Rivera, 38 vjeçe, konkurrentja e parë transeksuale që mori pjesë në Big Brother Australia, e cila u gjet e varur në banesën e saj në Hermosillo të Meksikës.

Sipas bashkëshortit të saj, Daniel Cuervo, gruaja nuk është vetëvrarë, por e kanë vrarë. Vdekja e gruas ka ndodhur në muajin shkurt, siç thotë nëpërmjet një postimi në Facebook, i shoqi, por lajmi është përhapur vetëm këto ditë.

Miriam Rivera kishte refuzuar që të hynte në rrjetin e prostitucionit dhe sipas bashkëshortit, kjo është edhe arsyeja se pse e kanë vrarë.Jo vetëm kaq por ai shton se ka marrë kërcënime personalisht, pas vetëvrasjes së dyshimtë të gruas.





Sakaq trupi i pajetë i saj u dogj, para se mjekësia ligjore të bënte autopsinë, duke e veshur me më shumë dyshim ngjarjen.

Rivera u bë e famshme, pasi në vitin 2004 mori pjesë në reality show britanik “There’s something about Miriam”, ku disa meshkuj synonin të merrnin vëmendjen e modeles bukuroshe, identiteti i vërtetë i së cilës u zbulua vetëm në episodin e fundit, duke zhgënjyer shumë pjesëmarrës. Po në të njëjtin vit, Miriam mori pjesë edhe në edicionin australian të Big Brother si konkurrentja e parë transeksuale në botë.









Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.