PD i ‘ha kokën’ Valdrin Pjetrit, Rama dorëzon kryebashkiakun e sapozgjedhur: Vëllai im të jetë…

Partia Demokratike ka shënuar fitoren e parë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të një dokumenti nga PD ku thuhej se Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i zgjedhur i PS për Shkodrën, rezulton i dënuar dhe i dëbuar nga Italia për trafik droge.

Kreu i qeverisë, përmes një statusi në twitter, thotë se rrugët e PS dhe kryebashkiakut të zgjedhur janë të ndara, duke konfirmuar kështu dorëzimin e tij, derisa të zbardhet e vërteta.

“Jo Valdrini,  po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!



I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, po kjo s’mjafton më! Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin, po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!”, shkruan Rama në twitter.

Gazeta SHQIP





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.