Pagoi prindërit dhe i joshte me dhurata, mësuesi abuzon seksualisht me fëmijë 9-13 vjeç (Fotot)

Një ish-drejtor shkolle nga Britania është burgosur në Kamboxhi pasi abuzoi seksualisht me djem të moshës 9 deri në 13 vjeç dhe pagoi prindërit e tyre që t’i linin fëmijët të qëndronin me të.

Stephen John Loryman, 57 vjeç, i joshi fëmijët me dhurata ushqimore, telefona celularë dhe biçikleta në banesën e tij në kryeqytetin Phnom Penh.

Ai i joshte fëmijët e varfër me mësime në anglisht dhe libra falas.

Por grabitqari, nga Bradford, West Yorkshire, po përdorte mirësinë si një mënyrë për të abuzuar seksualisht të rinjtë, duke i sulmuar ata dhe duke i detyruar ata të kryejnë akte seksuale.

Oficerët morën një ankesë për Loryman dhe bastisën apartamentin e tij më 25 nëntor të vitit të kaluar në ora 13:00.

Ata e gjetën Loryman duke bërë seks me një prej djemve ndërsa tre të tjerët shikonin. Të paktën 6 fëmijë janë abuzuar prej tij. Ai u dënua të premten nga gjykata me 15 muaj burg.

Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.