“Nuk baltos 16 vite pune”/ Fran Frrokaj lë zyrën me nder

Fran Frrokaj është larguar në mënyrë paqësore nga detyra e kryebashkiakut të Lezhës. Demokrati nuk hyri në zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke respektuar vendimin e opozitës, ndërkohë që kryebashkiak i ri i Lezhës është zgjedhur Pjerin Ndreu.

Në mbledhjen e fundit në bashki, Frrokaj se largimi i tij nuk do të shoqërohet me protesta, sepse nuk dëshiron të baltosë 16 vite punë që ka realizuar në atë institucion.

Frrokaj ka theksuar gjithashtu se i vjen keq për situatën e rënduar ku ndodhet vendi ynë.

“Nuk do ta pres në zyrë, se këto nuk ishin votime ishte proces farsë jo i moralshëm. Në kushte të tjera normalisht që do ta bëja. Ndërsa për sa i përket protesta nuk kam ndërmend të bëj protesta.

Edhe më herët kam deklaruar se jam munduar të jem kryetar si të majtë dhe të djathtë. Plus le të themi se jo korrekt janë të majtët por ata kanë qenë së pak një herë këtu. Kam 16 vite nuk i baltos dhe nuk kam ndërmend të nxisë turma të ekzaltuar kundër këtij apo atij. Unë do të uroj mbarëvajtje bashkisë.

Sa i përket PD është një çështje tjetër. nuk jam kryetar i partisë. Shqipëria nuk e meriton këtë situatë. Kam qenë një nga studentët e dhjetorit.

Do të jap dorëheqjen nëse do humbisja besimin tek lideri. Shumica po presin një plan ‘B’ tek Basha”,  ka thënë Frrokaj.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet që Pjerin Ndreu të betohet si kryebashkiak i ri i Lezhës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.