Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Ndodhet në..., fermë në çatinë e një ndërtese 6 katëshe

Një fermë e vërtetë, 14 mijë metra katror do të hapet në Parisin jug perëndimor, vitet e ardhshme. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, përveçse bëhet fjalë për një fermë mbi çati që me përmasat e saj do të jetë më e madhja e llojit në botë. Ferma ndodhet mbi plot gjashtë kate ndërtesë, në zemër të kryeqytetit francez.

Dhe kjo duket se është bujqësia e të ardhmes dhe veçanërisht në Paris, të mbjellat mbi çati mund të shihen ngado. Aktualisht, ferma 14 mijë metra katrorë është në ndërtim e sipër dhe parashikohet që të hapet në pranverë të 2020-s dhe planifikohet të rriten më shumë se 30 lloje të ndryshme bimësh.

Nga kjo fermë do të prodhohen rreth 1 mijë kg fruta e perime çdo ditë, në kulmin e sezonit. Për të do të kujdesen rreth 20 kopshtarë duke përdorur metoda tërësisht organike.

Qëllimi është që ferma të shndërrohet në një model global. Ajo do të ketë edhe restorantin e saj dhe një bar me kapacitet prej rreth 300 personash si dhe është e panevojshme të thuhet se menuja do të mbajë produkte sezonale të rritura në vend.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore