Lajm i fundit/ Shpërthen skafi në Borsh, pushuesit në panik (FOTO)

Një skaf ka shpërthyer në plazhin e Borshit në Sarandës.

Mësohet se kjo ka krijuar panik të qytetarët, të cilët fillimisht nuk e dinin se ç’po ndodhte.



“Rreth orës 11:30, në Borsh të Himarës përballë një lokali gati 200 m larg bregut të detit, ka marrë në flakë mjeti lundrues skaf plastik në pronësi të shtetasit M.V.

Si pasojë e flakëve, nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të pjesshme të skafit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike”, njofton policia.

Vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.