“I dënuar dhe i dëbuar nga Italia”/ Pas dokumenteve të PD-së reagon Valdrin Pjetri: Pres me padurim…

Kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri ka reaguar pas dokumenteve që nxori PD-ja, ku tregohet se ka qenë dënuar në Itali në vitin 2003 me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Pjetri mohon vërtetësinë e dokumentit të kuesturës së Firences. Ai thotë se e vërteta e vetme është certifikata që ai publikoi pak ditë më parë.

Megjithatë Pjetri shprehet se pret me padurim vendimin përfundimtar për procesin e verifikimit të figurës që po bëhet nga prokuroria.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.

Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane”, deklaroi ai.

PD publikoi disa, që sipas tyre tregojnë se kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për drogë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.