Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta gazetarja e dashur për shqiptarët (Fotot)

Nadia Toffa, fytyra e njohur televizive dhe moderatore e programit italian shumë të njohur edhe në Shqipëri, “Le Iene”, ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmi bëhet i ditur nga redaksia e “Le Iene” me një postim prekës në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë, rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar.

“Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, porn ë mars, gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish”.

Që atëherë ‘Hijena’ italiane, nisi pa u trembur luftën e saj kundër tumorit nën tingujt e radioterapisë dhe kimioterapisë.

Humbja e flokëve, urrejtësit qe kritikonin ekspozimin e saj në rrjetet sociale, e më pas rënia, lodhja…

Postimi i saj i fundit në Instagram daton në 1 korrik, para përkeqësimit të sëmundjes. Si gjithnjë, në foto e shoqëronte qenushi i saj Totò. “Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve “. Më pas asgjë, deri tek lajmi i tmerrshëm i ditës së sotme.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.