Gjyshja 61-vjeçare lind fëmijën e djalit të saj gay (Fotot)

Kind Cecile Eledge, 61 vjeç, ka “pushtuar” faqet kryesore të mediave botërore.

Kjo, për shkak se, pavarësisht moshës, ajo solli në jetë fëmijën e të birit 32-vjeçar, i cili është gay. Matthew, 32 vjeç, dhe Elliot Dougherty, 29 vjeç, të cilët janë të martuar, kërkonin të kishin një fëmijë.

Dhe për këtë, në ndihmë iu erdhe mamaja e Mattheë, e cila mbajti në trup fëmijën e krijuar nga vezoret e motrës së Elliot, e cila edhe pse 26 vjeç, nuk e mbajti fëmijën në trupin e saj.

Kind Cecile Eledge bëri fillimisht disa analiza dhe u arrit në përfundimin se ajo mund të sillte në jetë sërish një fëmijë, pasi kishte trupin e një 40-vjeçareje.

Pas lindjes, 61-vjeçarja e cila ka më shumë se tre dekada që kishte sjellë për herë të fundit në jetë një fëmijë dhe prej 10 vitesh është në menopauzë, tha se u ndje shumë mirë gjatë shtatëzanisë dhe se ishte gati ta bënte sërish këtë gjë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.