“Gërdeci rus”, rritet rrezatimi pranë objektit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm

Agjensia e monitorimit të motit në Rusi njoftoi për një rritje të ndjeshme në nivelet e rrezatimit pranë objektit të provave detare në Arhangelsk, ku një shpërthim i shoqëruar me zjarr javën e kaluar shkaktoi vdekjen e të paktën pesë njerëzve.

Njoftimi i sotëm i agjencisë është një dëshmi e re se nga provat në poligoninNyonoksa të Detit të Bardhë pati jo vetëm rrjedhje të karburantit toksik që përdoret për raketa, por edhe të materialit radioaktiv.

Incidenti i 8 gushtit vazhdon të shoqërohet nga konfuzioni dhe keqinformimi nga ana e zyrtarëve, si për numrin e saktë të vdekjeve, ashtu edhe për objektin që ishte duke u testuar.



Të martën Kremlini dha deklaratën e tij të parë për incidentin, megjithëse zëdhënësi Dmitry Peskov dha pak informacione të reja nëse shpërthimi ishte rezultat i një provë të një rakete të re me energji bërthamore, siç kanë thënë disa analistë amerikanë.

Analistët e ShBA thonë se ngjarja mund të ketë lidhje me një raketë kruz me energji bërthamore që ishte duke u testuar, për të cilën Presidenti Vladimir Putin vitin e kaluar njoftoi se ishte në zhvillim e sipër. /Voa/

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.