Erjon Braçe sulmon biznesmenin Carapuli: Po na shkatërrojnë jetën parellinjtë! (VIDEO)

Erjon Braçe ka reaguar ashpër ndaj bashkisë së Tiranës dhe ndërtuesit të një pallati, poshtë shtëpisë së zv.kryeministrit.

Braçe ka publikuar një video ku shfaqet “kantieri i madh i pyllit orbital të betonit”. Sipas Braçes, firma ndërtuese kërkon të zaptojë trotuarin, ndërsa hedh akuza edhe për investimin 1 milion dollarë që u nis për pedonale dhe korsi biçikletash, por nuk funksionon më si i tillë.

E gjithë akuza e Bracces shkon për biznesmenin Pandeli Carapuli, të cilin e ka sulmuar ashpër, teksa thotë se po na shkatërrojnë parellinjtë.



Në fakt, pallati për të cilin ankohet Bracce është duke u ndërtuar pikërisht nga Carapuli, që njihet si mik i afërt me kryeministrin Rama. Por emri i Carapulit nuk është përmendur vetëm nga Bracce dhe aq më tepër në këtë rast.

Ai është akuzuar nga opozita për abuzime të mëdha me tenderin që fitoi firma e tij Eurocol për ndërtimin e godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por edhe të Parkut Olimpik në Tiranë.

Reagimi i plotë i Erjon Bracces:

Prej dritares sime:

KANTIERI I MADH I

PYLLIT ORBITAL TE BETONIT!

Une nuk e di se kur do gjendet

nje ekuiliber midis ketyre qe

duan te fitojne e te fitojne dhe,

ne te tjereve qe duam

te jetojme e te jetojme!

Si ka mundesi qe keta qe

fitojne e fitojne,

as e paten e as do e kene kulturen e

mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike,

per te gjithe!

Shiheni,

njeri nga keta e zuri gjysmen e trotuarit;

e quan rrethim kantieri!

Deri tre dite me pare, te shtunen,

ishte ne kufijte e tij, sot jo me!

Tre dite me pare,

bertita une, u be sikur u reagua!

Madje dhe investitori me shkruajti,

donte gjysmen e trotuarit.

I thashe dhe atij,

ne kete qytet

nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni,

por edhe ne qe duam te jetojme si njerez.

 

As kuptoi e as u bind!

Trotuari sot eshte i zene ne gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire!

Nje vit me pare,

ne kete rruge u investuan 1 milion USD.

U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me;

U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me;

U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes;

U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit!

Madje madje,

ndodh edhe me shume se kaq;

Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert,

duke i rrezikuar me jete te gjithe!

E pse?

Qe te fitojne e fitojne keta dy investitoret e medhenj.

Ne tabele,

duket nje rruge alternative,

por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke!

Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do egzistoje ndonjehere!

E shkaterrojne parellinjte!

Nga ish rruga Faik Konica,

nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda,

kalofshi nje dite te mire!

 

View this post on Instagram

Prej dritares sime: KANTIERI I MADH I PYLLIT ORBITAL TE BETONIT! Une nuk e di se kur do gjendet nje ekuiliber midis ketyre qe duan te fitojne e te fitojne dhe, ne te tjereve qe duam te jetojme e te jetojme! Si ka mundesi qe keta qe fitojne e fitojne, as e paten e as do e kene kulturen e mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike, per te gjithe! Shiheni, njeri nga keta e zuri gjysmen e trotuarit; e quan rrethim kantieri! Deri tre dite me pare, te shtunen, ishte ne kufijte e tij, sot jo me! Tre dite me pare, bertita une, u be sikur u reagua! Madje dhe investitori me shkruajti, donte gjysmen e trotuarit. I thashe dhe atij, ne kete qytet nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni, por edhe ne qe duam te jetojme si njerez. As kuptoi e as u bind! Trotuari sot eshte i zene ne gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire! Nje vit me pare, ne kete rruge u investuan 1 milion USD. U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me; U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me; U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes; U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit! Madje madje, ndodh edhe me shume se kaq; Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert, duke i rrezikuar me jete te gjithe! E pse? Qe te fitojne e fitojne keta dy investitoret e medhenj. Ne tabele, duket nje rruge alternative, por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke! Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do egzistoje ndonjehere! E shkaterrojne parellinjte! Nga ish rruga Faik Konica, nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda, kalofshi nje dite te mire!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

 

 

 

 


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.