Skandali në Himarë/ Manolo Beach Bar: Klientët janë si struci, janë kokëpalarë, t’i hedhim në det

Në redaksinë e Gazetës Shqip Online, erdhi një denoncim për skandalin sesi përznin klientët nga Manolo Beach Bar. Skandali ishte me dy kamariere femra, të cilat në mënyrë të pasjellshme kërkonin të largonin klientët nga lokali, pasi kishin qëndruar 20 minuta aty.

Lexo shkrimin e plotë:



Degjenerohet turizmi në Himarë, ja lokali që përze klientët (Foto+Denoncimi)

Por pas këtij denoncimi, Manolo Beach Bar që ndodhet në Portin e Himarës ka shkruar në faqen e facebook të Gazetës Shqip Online, duke sulmuar sërish klientët që kishin qënë aty. Me fjalë rruge, një profil i Manolo Beach Bar ofendon duke thënë se klientët e tij janë kokëpalar, madje sajon dhe mashtron duke thënë se kamarieret e tij ishin ofenduar. Në fakt kjo është e pavërtetë dhe klientët e dinë shumë mirë për arrogancën që ka ky bar.

Madje, sipas denoncimit të mbërritur tek Gazeta Shqip Online, klientët e përzënë ishin familjarë, me fëmijë dhe gra, dhe kurrësesi nuk mund të shkaktonin një konflikt me kamarieren.

Rrugaçëria e këtij profili të Manolo Beach Bar, shkon deri aty sa thotë se klientët duhen rrahur.

Ky skandal i këtij lokali, tregon se ku ka degraduar turizmi në vendin tonë.

Gjithashtu Manolo Beach Bar, pranon se Nargjilen e ofron pa kupon tatimor sepse është një produkt rruge, që vjen “rastësisht” në tavolinat e tij. Ky është një tjetër fenomen që duhet të merret Hetimi Tatimor.

Më poshtë kërcënimi i Manolo Beach Bar:


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.