Çmendet rrjeti, pse Rashford festoi me shqiponjë? (FOTO)

Në ndeshjen mes Manchester United dhe Chelsea, ishte Rashford që zhbllokoi rezultatin me anë të një penalltie. Por në rrjetet sociale po komentohet edhe festimi i 21 vjeçarit pas shënimit të golit. Pasi tregoi fanellën e United, Rashford festoi duke formuar me duar simbolin e shqiponjës.

Në Twitter, të shumë janë tifozët që pyesin përse lojtari i Kombëtares së Anglisë zgjodhi pikërisht këtë simbol për të festuar.

Festimi me shqiponjë u ‘ndërkombëtarizua’ në Botërorin 2018, kur në ndeshjen kundër Serbisë dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, i festuan golat me këtë simbol. Ata u dënuan nga FIFA për festimin me 10 000 franga zvicerane.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.