Koncesioni i Sarandës dhe politika kriminale e akcizës me jahtet

Nga Klodian Tomorri

Qeveria, e cila sot thote se po ben lufte me informalitetin ka instaluar ne Shqiperi nje nga sistemet me te padrejta te taksimit ne planet. Kjo e jona eshte qeveria e vetme ne bote, qe takson hallin por jo luksin.

Mjafton vetem nje shembull per ta ilustruar. Akciza e naftes. Shqiperia takson me akcize 35 leke (te reja) cdo liter nafte, qe perdorin ambulancat me te semure. Takson me 35 leke per liter, cdo liter nafte qe perdorin fermeret per te prodhuar, cdo liter nafte qe perdoret per ngrohje apo transport nga te pasur dhe te varfer.

Por ka nje kategori qe qeveria shqiptare ja u jep naften pa taksa. Keta jane miliarderet, qe kane jahte. Duket e pabesueshme, por eshte e vertete. Karburanti me te cilin furnizohen jahtet ne Shqiperi e ka akcizen zero. Nuk paguan asnje leke.



Kjo eshte arsyeja se pse ne brigjet e Shqiperise duken shpesh jahte te medha pasanikeve europiane apo dhe atyre rus. Sepse jemi i vetmi vend ne bote, qe ja u japim naften pa akcizes. Sepse jemi i vetmi vend ne bote, qe taksojme semundjen, taksojme buken e gojes, por jo lluksin.

Para dy vjetesh erdhi superjahti i nje miliarderi rus ne Sarande. Erdhi vetem per t’u furnizuar me karburant sepse po ta furnizonte ne Greqi, Itali apo ne Mal te Zi do te paguante 50 deri ne 100 mije euro me shume vetem per nje mbushje.

Shumica e jahteve mund te marrin deri ne 100 mije litra karburant me nje mbushje. Pra sa here qe nje miliarder vjen e furnizon jahtin me karburant ne Shqiperi, qeveria jone i fal 30 mije euro. Nuk i fal leket e veta, por parate e popullit me te varfer te Europes.

E dini pse behet kjo? Po te pyesesh qeverine thote per te nxitur zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Por eshte genjeshter e poshter. Asgje nuk fiton ekonomia dhe turizmi nga jahtet qe vijne e marrin karburant ne bregdet. Vetem ndotet deti.

E gjitha behet per nje arsye tjeter. Qe te fitojne leke oligarket dhe tregtaret e karburanteve. Deri dje ishte Dulaku, qe kishte portin e jahteve ne Sarande dhe vuri takse private. E hoqen se po ja bejne gati nje tjetri me te fuqishem. Ja ka kopsitur letrat Ministria e Infrastruktures, vetem emrin nuk i ka vene te kriteret e tenderit.

Do kete koncesion 35 vjecar per portin e jahteve ne Sarande dhe me nje gure vriten dy zogj. Do grabitet toka publike, ne gjirin me te virgjer te bregdetit europian. Sepse per fat ate zone atje deri tani e ka patur ushtria dhe nuk ka lejuar asnje ndertim. Nga ana tjeter do instalohet koncesioni 35 vjecar per te furnizuar jahtet e miliardereve me karburant pa taksa. Ja kjo eshte vendimarrja kriminale.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.