E frikshme, era e fortë shkatërron stadiumin e famshëm (Fotot)

E pabesueshme por e vërtetë! Erëtat e forta që kanë fryrë ditët e fundit në Holandë, kanë shkaktuar një dëm kolosal në “AFAS Stadion”, stadiumi ku luan ndeshjet e saj shtëpiake skuadra e AZ Alkmarit. Impianti ka pësuar një shembje të konsiderueshme në mbulesën e saj sipër tribunës përkarshi, duke e nxjerrë jashtëpërdorimit stadiumin për një kohë të gjatë.

Fatmirësisht, në momentin e shembjes së mbulesës, në stadium nuk ka pasur njerëz, por pak ditë më parë në mëtë impiant ishin të pranishëm 13 mijë tifozë që ndoqën ndeshjen e kampionatit me Fortuna Sitardin. Pamjet janë tronditëse, pasi struktura me 17 mijë vende ishte inauguruar vetëm në vitin 2006.

Kjo është hera e dytë që në stadiumin e Alkmarit, qytet rreth 40 kilometra larg Amsterdamit, ndodhin ngjarje të tilla, pasi në vitin 2013 ra zjarri gjatë takimit të Europa League kundër skuadrës greke të Atromitosit. Klubi ka shprehur tronditjen e tij për episodin, ndërsa duhet të bëjë llogaritë për të luajtur gjetkë sfidën e Europa League kundër Mariupolit, por edhe shumë nga ndeshjet e kampionatit që sapo ka nisur.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.