“Djajtë e kuq” shkatërrojnë çelësin, Rashford e nis me dopietë (FOTO)

“Djajtë e kuq” kanë shpërndarë katër “shuplaka”  në javën e parë të kampionatit ndaj një prej rivalëve më të mëdhenj për titull, Chelsea, me rezultatin e thellë 4-0. Një “poker” golash që tregon edhe njëherë objektivat konkret të United në këtë sezon të ri.

Dominimi i të besuarve të Solskjaer u vu re që në minutat e para, edhe pse ishte Chelsea ajo që u shfaq rrezikshëm para portës së De Gea. Ishin shtyllat ato që shpëtuan spanjollin, me sferën që u ndal dy herë. Kjo i mjaftoi United për tu zgjuar dhe ishte Rashford ai që zhbllokoi shifrat.

Sulmuesi u tregua i saktë nga 11 metra larg, duke vulosur rezultatin e pjesës së parë. Me rikthimin në fushë, ishte Martial ai që thelloi shifrat, ndërsa pak minuta më parë, Rashford kompletoi dopietën. Për të plotësuar pokerin mendoi Daniel James.

Kjo fitore i jep të drejtë United që të jetë një rival për titull që në ndeshjen e parë, teksa pozicionohet pas shpatullave të kampionëve në fuqi të Manchester Cityt. Ndërkaq, ish-mesfushori i Bluve të Londrës, Frank Lampard e nisi me këmbën e gabuar eksperiencën e tij në Premier League.

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.