Degjenerohet turizmi në Himarë, ja lokali që përze klientët (Foto+Denoncimi)

Sezoni veror është në kulmin e tij. Por, ka edhe raste, kur ai cënohet nga vetë punonjësit e lokaleve apo resorteve, nga ata që duhet të jenë të parët në fakt për mbarëvatjen e sezonit.

Për fat të keq në Himarë, është edhe një lokal që përzë klientët. Denoncimi ka ardhur në redaksinë e Gazetës Shqip Online. Ai quhet Manolo Beach Bar, është pronësi të familjes Bollano, dhe ndodhet tek Porti në Himarë, buzë detit.



Një grup klientësh, kryesisht familjarë, kanë qenë në të, për të konsumuar një pije siç ndodh zakonisht në kohë pushimesh. Por, vetëm 20 minuta më pas u ka shkuar kamerierja dhe u ka kërkuar të largohen nga tavolina.

Të habitur klientët kanë kërkuar të dinë, se përse një gjë e tillë, kur grupi i miqve ishin korrekt në sjellje dhe sigurisht brenda çdo norme. Atyre u është dhënë përgjigje se vijnë klientë të tjerë, ndaj duhet të ketë sa më shumë tavolina bosh.

Duhet theksuar se edhe xhiroja që ka bërë në lokal ky grup miqsh, ka qenë jo e vogël, por plot 71 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë, që po në këtë lokal, nargjila shërbehet pa kupon tatimor dhe vlera e saj shkon në 20 mijë lekë të vjetra.

Klientët kanë refuzuar të çohen nga Manolo Beach Bar, por kamarierja femër me pantallona të zeza tentuar të marrin me forcë gotat me pije të klientëve, duke lënë të shokuar dhe me një shije tejet të keqe shumë prej pushuesve të ulur në këtë lokal.

Ky është jo vetëm një abuzim nga ana e Manolo Beach Bar, por edhe një shërbim i degjeneruar, çka ka bërë që turizmi në Himarë për këtë vit të jetë në shifra të ulëta, me shezllongë bosh dhe me asnjë pushues që ta ketë si zgjedhje të parë këtë zonë për një javë, apo edhe më shumë ditë pushime.

Këto janë arsyet kryesore prej të cilave shqiptarët detyrohen që paratë për pushime t’i shpenzojnë në Turqi, Malin e Zi, apo në ishujt grekë, sepse janë të bindur në shërbimin korrekt të personelit hotelier, apo të lokaleve e restoranteve nga më të thjeshtët e deri tek ata më luksozët.

Në foto shihen kamarieret arrogante dhe lolali Manolo Beach Bar:

©Copyright Gazeta SHQIP


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.