Çmenduri shqiptare/ Burri rreh gruan, djalin dhe dajën; përfundojnë të katërt në spital

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 50 vjeçar, që ushtronte dhunë në familje. Sherri është përshkallëzuar dhe anëtarët e familjes kanë përfunduar në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes  së njoftimit për një konfliktit  në familje, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia ka  arrestuar në flagrancë shtetasin:N. J., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar  dhunë fizike duke  goditur me sende të forta ish-bashkëshorten dhe djalin.

Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë shtetasi N.J., si dhe daja i djalit pasi ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

Të katër shtetasit  kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.

Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/









LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.