Shpallja “non grata” e Dakos në SHBA/ A do ketë vendim politik nga PS?

Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erjon Braçe ka deklaruar sot se kushdo që është nën akuzë duhet të hetohet e gjykohet sipas ligjit.

Kështu është përgjigjur Braçe, interesit të medias, për “fatin” e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, të cilit DASH me një vendim të bërë publik, i ndaloi hyrjen atij dhe familjes në SHBA.

DASH i ndaloi hyrjen në SHBA Dakos? A do ketë vendim politik nga PS



BRACE: Unë e kam thënë vazhdimisht, cdo akuzë e ngritur nga dakos e gjithkujt tjetër, edhe anëtarë të kryesisë së PS, apo jo, apo kryetarë të partive politike si është njëri nga kryetarët e opozitës, apo nën të, duhet të hetohet dhe të gjykohet si e parashikon ligji. Askush nuk mund ti shmanget hetimit e gjykimit ne as kemi ndërmend të hyjmë në këtë proces, secili do të përballet individualisht në përputhje me ligjin në proces të drejtë e të barabartë. Por kur përdor imunitetin për ti ikur drejtësisë, si ka ndodhur, e kemi cështje të pazgjidhura në gjykatë e janë materializuar vjedhje me miliona euro nuk ka më, secili duhet të përballet atje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.